Shënime kuzhine di Gjino Luka edito da StreetLib

Shënime kuzhine

Editore:

StreetLib

Data di Pubblicazione:
12 aprile 2017
EAN:

9788822899415

ISBN:

8822899415

Formato:
brossura
Disponibile anche in E-Book
Acquistabile con la

Descrizione Shënime kuzhine

Në libër jepet një ide e përgjithshme mbi kuzhinën italiane aq të famshme sa edhe të përhapur, pothuaj në të gjitha kuzhinat botërore; ndërsa për sa i përket kuzhinës shqiptare janë paraqitur disa receta që përgatiten me pak vështirësi dhe që vlerësohen si tipike shqiptare. Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali, gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave, shqiptare dhe italiane: nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në përdorimin e shumë recetave italiane... Recetat e përshkruara, italiane e shqiptare, bëjnë pjesë në kulturën gastronomike të shqiptarëve që normalisht jetojnë në Itali. Receta janë të thjeshta e mund të konsultohen si libër elektronik (Ebook) ose si libër i zakonshëm, për të gatuar dhe për t'u zbavitur. Koha e gatimit është mjaft e shkurtër; recetat janë të shoqëruara edhe me këshilla të ndryshme për të lehtësuar punën tonë gjatë gatimit: si duhet të shërbejmë dhe të konsumojmë disa ushqime; si duhet të shtrojmë një tryezë, etj. Nuk mungojnë recetat për të gatuar antipasta (meze), gjellët e para e të dyta, me peshk e me mish, garniturat dhe ëmbëlsirat. Një kapitull i veçantë u është kushtuar pijeve të ndryshme. Libri "Shënime kuzhine" duhet menduar si një ditar i vogël i kuzhinës italo-shqiptare dhe si një udhëzues i shpejtë për organizimin e një dreke ose darke, pa pasur nevojë për njohuri të thella në lidhje me artin e të gatuarit.

Spedizione GRATUITA sopra € 25
€ 6.99
Disponibile in 7-8 giorni
servizio Prenota Ritiri su libro Shënime kuzhine
Prenota e ritira
Scegli il punto di consegna e ritira quando vuoi

Recensioni degli utenti

e condividi la tua opinione con gli altri utenti